24,04,2024

Për Ju, Zjarrfikës të Ferizajt! Urime 4 Maji, Dita Juaj!

Must Read

1240273_10200401080577488_369822662_nDuke e ditur se jeni numër shumë i vogël, në krahasim me nevojat dhe numrin e banorëve në Komunën tonë;
Duke e ditur që Policia e FSK-ja blejnë pothuajse çdo vit automjete të reja;
Duke e ditur që pajisjet Tuaja me automjete janë të dala nga përdorimi në botën moderne;
Uniformat Tuaja ka kohë që nuk janë ndërruar, ato kanë humbur rezistencën ndaj zjarrit;

 

13161998_10206034392486765_1855655473_n

Ju qëndroni më shumë sesa duhet në luftë kundër zjarrit, merrni dioksid karboni 10 herë më shumë se standardet e lejuara në kohëzgjatjen e luftës kundër zjarrit.
Ju ballafaqoheni të parët dhe vazhdimisht me rrezikun për jetën, pronën e tjetrit dhe Tuajën, e për mirënjohje shpeshherë merrni fyerjen e kërcënimin.
Komuna jonë është duke u marrë me politika krejtësisht të tjera, mund të jenë gjithfarë ato, por vetëm politika shtetërore – jo.
Gjatë gjithë kalendarit vjetor kemi ditë nga më të ndryshmet, ndërsa sot, më 4 Maj, është një ditë krejt e veçantë, është Dita Juaj, Dita botërore e Zjarrfikësve!
Tek Ju, sot mund të mos vijë askush që t’Ju urojë, por Ju nuk duhet të dekurajoheni, duhet të vazhdoni e të luftoni ndaj zjarrit e fatkeqësive të ndryshme natyrore.
Ju do të jeni heronj të Shtetit tonë në kohë paqe!
Gazmend Bytyqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img