28,11,2025

Për herë të parë shqiptarët e mbajnë çelësin e formimit të qeverisë në Maqedoni

Must Read

Një rezultat i tillë kaq i ngushtë paralajmëron qeveri të dobët dhe jetëshkurtër, pa marrë parasysh kush e formon.

Sipas të dhënave zyrtare nga KSHZ-ja, VMRO-DPMNE e Nikola Gruveskit ka fituar rreth 15 mijë vota më shumë se LSDM-ja e Zaevit, respektivisht në mandate ky rezultat për përkthehet 51 me 49 deputetë, shkruan lajmi.net.

Pjesën tjetër të deputetëve në parlamentin prej 120 vendeve e përbëjnë 10 deputetë të BDI-së, pesë të BESËS, tre të Aleancës së Shqiptarëve dhe dy të PDSH-së.

Sipas këtij rezultati, çelësin për formimit e qeverisë së re në Maqedoni e kanë shqiptarët. Gruevskit o duhet edhe 10 deputetë në mënyrë që ta sigurojë shumicën e thjeshtë, kështu që ai duhet t’i përmbushë kërkesat e shqiptarëve, të cilët për herë të parë kanë mundësi të zgjedhin.

VMRO-DMPNE ka 10 vjet që bashkëqeverisë me BDI-në e Ali Ahmetit. Por nuk dihet se si do të veprojë kësaj here BDI-ja.

Ekziston mundësia që Gruevski dhe partia e tij të shkojnë në opozitë nëse brenda afatit të paraparë Kushtetues nuk arrin ta formojë qeverinë. Kjo do të ndodh nëse BDI-ja refuzon të shkojë në koalicion me VMRO-në. Por jo vetëm BDI-ja, por Gruveskin duhet ta refuzojnë edhe partitë tjera shqiptare, të cilat së bashku kanë 10 deputetë.

Nëse Gruveski dhe partia e tij nuk arrijnë që të formojnë qeverinë, atëherë do t’i vijë radha Zaevit dhe partisë së tij, LSDM, të cilën shqiptarët e kanë votuar me shumicë në këto zgjedhje. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img