29,03,2024

Për amerikanët, Kosova është vend ku mund të jetohet shumë lirë

Must Read

qyteti-i-prishtines

Një faqe amerikane ka renditur vendet ku mund të jetohet më lirë. “GoBankingRates” ka bërë një listë me vendet ku kostoja e jetesës është më e ulët krahasuar me atë të New Yorkut.

Klasifikimi është bërë pasi janë analizuar një sërë faktorësh, si: fuqia blerëse e vendasve, indeksi i qirave, i ushqimeve, çmimeve të konsumit, që përfshin çmimet e restoranteve, transportit etj.

Në 50 prej shteteve të listës, qiraja është 70 për qind më e lirë se ajo në New York, frutat dhe perimet 40 për qind më lirë, ndërsa shërbimet e tjera rreth 30 për qind më pak.

Mes këtyre vendeve ndodhet edhe Shqipëria, e cila gjendet e 27-a në listë. Me një fuqi blerëse 58.8 për qind më të ulët se New Yorku, qira 90.8 për qind më të lira, ushqime që kushtojnë 72 për qind më pak dhe shërbime që mund të merren kundrejt çmimeve 64.4 për qind më pak, kostoja e jetesës në Shqipëri llogaritet rreth 630 dollarë në muaj.

Kosova renditet e treta për koston e ulët të jetesës. Me fuqi blerëse 33.8 për qind më të vogël, qira 91.5 për qind më të ulëta, ushqime 75.8 për qind më pak dhe shërbime që kushtojnë 72.6 për qind më lirë, kostoja e jetesës për një person llogaritet rreth 275 dollarë në muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img