Falë mërgimtarit Bashkim Ferat Shala, nga Ngucati i Malishevës, i cili jeton dhe vepron në Zvicërr përfundoi sot aksioni humanitar për familjen e Mursel Kryeziut nga Mleqani i Malishevës, aksion ky i cili filloi pas një reportazhi të portalit të lajmeve Infokusi.com, me ç’rast ish ushtari i UÇK-së, dhe tash polic në stacionin e Prizrenit, para katër dite ka nisur këtë aksion për ta ndihmuar familjen e Mursel Kryeziut.
Fillimisht Zenel Ramaj dhe vëllezërit e tij nga Gjermania, për këtë familje kanë ndarë shumën prej 1000 eurosh, duke i deponuar në llogarinë bankare të Mursel Kryeziut.
Ai me angazhimin e tij konkret dhe ndihmën e djalit të axhës së Murselit, Hafirin, ka arritur që për katër ditë të siguroi mbështetje të jashtëzakonshme nga kompani e qytetarë të ndryshëm, kush me punë dhe materiale, e kush me mjete finaciare, për t’ia meremetuar shtëpinë familjes së Mursel Kryeziut, si dhe për t’ia krijuar një fond simbolik për medikamente dhe ushqime të anëtarëve të familjes, ku bashkëshortja e tij dhe vajza e madhe janë me aftësi të kufizuara, shkruan portali i lajmeve Infokusi.com.
Kontribut të jashtëzakonshëm në meremetimin dhe ndërtimin e një aneksi të shtëpisë kanë dhënë kompanitë “Begaj-Trans” dhe fabrika e betonit “Beton Group” që kanë marrë përsipër që ta ndërtojnë një aneks shtesë për familjen Kryeziu. Kompania Bag Shpk me pronar Albert Gashin për këtë familje ka dhuruar një kamion me zallë dhe 50 euro në llogari të Murselit.
Zemërgjërë dhe solidar me këtë familje në nevojë është treguar edhe Sadik Krasniqi i cili mbanë edhe pozitën e drejtorit të filiales Raiffesen Bank në Malishevë, cili me rastin e hapjes së llogarisë së Murselit ka deponuar 100 euro në ndihmë të Murselit dhe familjes së tij.
Kurse Haxhi Kryeziu nga Fshati Pagarushë e Malishevës, i cili është me banim të përkohshëm në Zvicërr në ndihmë të kësaj familje në nevojë ka dërguar shumën prej 200 eurove.
Njëjtë ka vepruar edhe Xhelal Çoçaj nga Prizreni i cili për këtë familje ka ndarë 50 euro duke i deponuar në llogarinë bankare të Mursel Kryeziut. Ndërkaq qytetari Qlirim Karaqica ka dhënë shumën prej 5 eurove në ndihmë të familjes Kryeziu. Kurse komplet kulmin e shtëpisë e ka marrë përsipër për ta realizuar kompania “Gurishta”, ndërkaq kuzhinën do t’ia kompletojnë “Mobileria Lumi”, kurse nivelizimin e dyshemesë ka premtuar se do ta realizojë kompania e specializuar për këtë fushë “Nivelizimi”, ndërsa kompania “Bardhi” nga Mleqani me pronar Tafil Kryeziun, ka marrë përsipër që të realizoi instalimin e rrymës elektrike dhe Kompania Ramiz Hoxha nga Bellanica e Malishevës ka ndarë 100 euro për këtë familje.
Kurse mërgimtari Gjavit Halitaj nga fshati Senik, ka ndarë për këtë familje shumën prej 100 eurove, Robert Hoti nga Carralluka, me banim në Suedi 100 euro, Selami Hoxha nga Maralia, 20 euro, Ismet Morina nga Arbana e Prizrenit me banim të përkoshëm në Zvicërr 100 euro, Afrim Thaqi nga fshati Shkarashnik me banim në Gjermani 50 euro, Hekuran Ramaj nga fshati Senik 50 euro, Gzim Kastrati nga Maxharra me banim në Zvicërr, 100 euro, Ilir Kryeziu nga Mleqani 50 euro dhe Miftar Kryeziu, nga Mleqani 50 euro.
Musli Halitaj nga nga Seniku i Malishevës ka marrë përsipër që ta realizoi punën e dorës për mbulimin e çatisë së shtëpisë, ndërsa Selajdin Mazreku nga Guriqi ka dhuruar një dritareplastike për këtë shtëpi.
Mërgimtari Bashkim Shala merr përsipër realizimin e punëve të mbetura (Fasadimin brenda dhe jashtë me izolim, banjon, dyert dhe dritaret, si dhe tjegullat dhe të gjitha punët deri në përfundim)
Ndërkaq sot është paraqitur mërgimtari Bashkim Ferat Shala nga fshati Ngucati i Malishevës, i cili është me banim të përkohshëm në Zvicërr, i cili ka shprehur gadishmërinë që punimet e mbetura të mermetimit të kësaj shtëpie t’i marrë përsipër, duke e kompletuar kështu tërë meremetimin e shtëpisë së kësaj familje në nevojë, duke përfshirë këtu fasadimin e shtëpisë brenda dhe jashtë me izolim, banjon, dyert dhe dritaret, si dhe tjegullat dhe të gjitha punët deri në përfundim.