18,05,2024

Për 15 vjet, Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja

Must Read

“Që kur filluam të bashkëpunojmë, BE-ja ka investuar mbi 3 miliardë euro në projekte të ndryshme. Kemi dhënë donacione për përmirësimin e sektorit të energjisë, mbrojtjen mjedisore, në agrikulturë, në vetëqeverisje lokale”, ka thënë Davenport në Vranjë në turin e tij dyditor nëpër zonat ku ka investuar BE-ja, transmeton KosovaPress.

Davenport ka thënë se prioritet i BE-së do të jetë reformimi i sistemit të drejtësisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë qeveritarë, si dhe qeverisjen lokale e qendrore”, ka thënë ai.

Sipas tij, vetëm gjatë katër viteve të fundit, qyteti jugor i Serbisë, Vranja ka pranuar donacione në vlerë prej 40 milionë eurove nëpërmjet projekteve të ndryshme. /Kp

The post Për 15 vjet, Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img