20,05,2024

   Pensionohet mësimdhënësi  dhe autori i   librit “Matematika zbavitëse”, Musa Ajvazi

Must Read

Gjatë ditës së sotme, në një ceremoni rasti  organizuar nga kolegët e shkollës është pensionuar mësimdhënësi i matematikës, bashkautori i librit “Matematika zbavitëse”  dhe  librit Mbijetesa e Arsimit  në Komunën e Ferizajt”, Musa Ajvazi

Musa Ajvazi, i lindur më 05.11.1958 në fshatin Smirë të komunës së Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin Smirë dhe Goshicë të Vitisë, ndërsa shkollën e mesme (drejtimi matematikë) e kreu në Viti. Po ashtu, me sukses e përkushtim përfundoi shkollimin e lartë në Prishtinë.

    Duke arritur në nivele të kënaqshme profesionalizmi, filloi punën e tij që nga viti 1980 në shkollën “Kuvendi i Arbërit”, duke vazhduar në shkollën “Zenel Hajdini” dhe pastaj pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale e shpenzoi së ligjëruari në shkollën “Jeronim de Rada”-Ferizaj, në të cilën ka vazhduar  të punoi deri më tani.

   Musa Ajvazi, si një mësimdhënës i dalluar, ka qenë pjesëmarrës në shumë gara shkollore komunale e kombëtare nga të cilat, së bashku me nxënësit e tij të dalluar, kanë dalë fitues ku në vitin shkollor 1995/1996 morën vendin e parë në Republikën e Kosovës.

     Përvojat dhe të arriturat e tij teorike e praktike, z. Musa Ajvazi i kurorëzoi në libër si bashkautor me titull: “Matematika zbavitëse”, libër ky që ndikoi në cilësinë e mësimeve për nxënësit. Gjithashtu, përmbledhi disa publikime nga përvojat e tij të orëve mësimore, duke i shndërruar në libër me titull: “Mbijetesa e Arsimit në Komunën e Ferizajt”.

    Musa Ajvazi, ngaqë e mbante gjallë fuqishëm ndjenjën e atdhedashurisë mori pjesë në shumë aktivitete ilegale, duke qenë nga viti 1990 deri në 1999 aktivist sindikal dhe një mandat delegat i BSPK i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img