22,12,2024

Pengmarrje për borxh fajdesh, i arreston policia

Must Read
Policia e Shqipërisë

Për ta, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”. Sipas të dhënave nga dosja e hetuar nga prokuroria, bëhet e ditur se tre të arrestuarit dyshohet se kanë marrë peng një person për disa orë, për shkak të një borxhi të pakthyer.

Mësohet se Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore, si edhe veprimet procedurale janë zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera për këtë çështje, rezulton se ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt të këtij viti. Në atë kohë, vëllezërit Sandër e Pllumb Shtogaj, banues në Shkodër, si edhe miku i tyre Mendim Isufaj, kanë marrë peng gjatë natës shtetasin me inicialet Z.K.

Ky i fundit kishte marrë me fajde te vëllezërit Shtogaj shumën prej 2000 eurosh, të cilën duhej t’ua kthente me interes të lartë. “I dëmtuari Z.K. nuk u është përgjigjur në kohë për kthimin e borxhit, së bashku me interesa dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 10 shkurtit ai është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga të dyshuarit.

Z.K. është liruar, pasi ai ka pranuar të nënshkruajë një kontratë noteriale, në bazë të së cilës u detyrohej vëllezërve Shtogaj në shumën prej 2.5 milionë lekësh të rinj, pra rreth 10 herë më shumë sesa shuma reale që kishte marrë borxh”, bën të ditur organi i Akuzës.

Pasi kaluan dy ditë pas kësaj ngjarjeje, i dëmtuari Z.K. ka kallëzuar ngjarjen në Policinë e Shkodrës, e cila referoi materialin në Prokurorinë e Shkodrës, ku u regjistrua procedimi për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “vetëgjyqësisë”, në bashkëpunim.

Në bazë të veprimeve procedurale, u arrit të faktohej me prova shkencore se autorët e dyshuar janë shtetasit Sandër Shtogaj, Pllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj. Prokuroria e Shkodrës kërkoi në gjykatë caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit./Panorama

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img