19,06,2025

Pediatria, gripi mbush klinikën me fëmijë

Must Read

Klinika e pediatrisë në Prishtinë, nuk po ka vend për të gjithë fëmijët e prekur nga viruset sezonal.

Në baze të dhënave që posedojnë në këtë klinikë, në vetëm 24 orët e fundit janë paraqitur 110 raste për kontrolle të fëmijëve.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është bërë e ditur që aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e rritjes së rasteve është e madhe.

Kërkesat për tu shtrirë në klinikën e pediatrisë në kryeqytet janë të shumtë, madje vend vështirë për të ju bërë të gjithëve, shkak për këtë është shfaqja e viruseve të ndryshëm që më së shumti kanë prekur fëmijët.

Një paciente në këtë klinikë ka thënë se kur i ka sjellë të dy fëmijët e saj në spital për ti shëruar nga gripi.

“Nuk ka pas njëherë vend kur kam ardhur sepse ka pas shumë pacientë këtu, por mandej ma kanë bërë një vend sepse unë kam ardhur më dy fëmijë me grip”, ka thënë pacientja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img