30,10,2024

PE diskuton draftin për Shqipërinë: Finalizoni reformën në drejtësi

Must Read
Parlamenti Evropian

Gjatë diskutimit të PE, eurodeputeti Knut Fleckenstein prezantoi para eurodeputetëve draft-raportin për vendin tonë, duke vlerësuar reformat e deritanishme të ndërmarra nga qeveria, sidomos ato në fushën e ekonomisë, por këmbëngul për reformën në drejtësi.

Edhe eurodeputeti Eduard Kukan e vuri theksin tek reforma në drejtësi dhe tek procesi i dekriminalizmit.

“Reforma në drejtësi është jetike për të forcuar shtetin ligjor dhe shpresoj që kur ajo të miratohet të hapë dyert për në BE. Duhet të jemi realistë lufta ndaj korrupsionit, administrata publike, media dhe reforma zgjedhore janë shqetësimet të tjera”, tha Kukan.

Ndërkohë, një eurodeputeti bullgar në fjalën e tij qortoi draft-raportin duke thënë se flet pak për minoritetet dhe sipas tij në Shqipëri ka një pakicë bullgare që nuk njihet.

“Në 25 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë ndryshim thelbësor. Ka marrëdhënie konstruktive me fqinjët e saj.

Shumica e njerëzve në Shqipëri shprehin dëshirën e tyre se duhet të ketë zbatim të madh të ligjit në vend, çka do të thotë se duhet të ketë një sistem gjyqësor funksional jashtë ndikimeve të jashtme si dhe një administratë publike profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Kjo do të thotë edhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Parlamenti dhe qeveria shqiptare kanë ndërmarrë një reformë ambicioze në Shqipëri dhe rrjedhimisht kanë thirrur ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të kalojë nga Parlamenti.

Në këtë mënyrë, shqiptarët duhet të dëshmojnë se janë në rrugën e duhur. Komisioni ka rënë dakord për të ndihmuar Shqipërinë. Por, ne e dimë se ka shumë gjëra që nuk janë arritur. Nëse flasim për 5 prioritetet kyçe dhe reformën në drejtësi, atëherë mazhoranca duhet të miratojë këtë reformë dhe kjo do të thotë se ka ardhur momenti për të hapur negociatat”, tha Fleckenstein.

The post PE diskuton draftin për Shqipërinë: Finalizoni reformën në drejtësi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img