16,03,2025

PDK në Ferizaj akuzon qeverinë komunale për kontrabandim të pronave

Must Read

Ferizaj.11.03.2017. Në seancën e KK- Ferizajt të mbajtur më datë 09.03.2017 u  proceduan 26 pika-propozime, për të cilat duhej marrë vendime. Dhe rreth 80% të atyre propozim-vendimeve kishin të bënin drejtpërdrejt me pronat e komunës dhe të qytetarëve të Ferizajt. Në kudër të këtyre pikave ishte edhe Plani Zhvillimor Komunal i cili me shumicë votash kaloi në Kuvend.

Por  për këtë sot ka reaguar PDK dega në Ferizaj e cila vendimet e marra në këtë Kuvend i ka quajtur si “Kontrabandim i pronave”. PDK  ka reaguar edhe në lidhje me vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së Komunës,  me saktë të banesës së vjetër afër shkollës “Tefik Çanga”.

Për më shumë  mund të lexoni komunikatën e plotë të PDK-së dega në Ferizaj dhënë në konferencë për medie.

KONTRABANDIMI I PRONAVE  S’KA TË NDALUR

Në seancën e KK- Ferizajt të mbajtur më datë 09.03.2017 u  proceduan hiç më pak se 26 pika-propozime, për të cilat duhej marrë vendime. Dhe rreth 80% të atyre propozim-vendimeve kishin të bënin drejtpërdrejt me pronat e komunës dhe të qytetarëve të Ferizajt.

Plani Zhvillimor Komunal kaloi më votat e pozitës, pa u marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore e përmbajtjesore që u dhanë nga opozita. Përgjegjësia mbetet e kësaj qeverisjeje edhe për fatin e këtij plani zhvillimor.

Në këtë seancë u propozuan pika, nëpërmjet të cilave u keqpërdor kuvendi, për t’i mbuluar shkeljet ligjore të kësaj qeverisjeje. Pika 11 kishte të bënte me dhënien e një hapësire me qira në objektin e Komunës. Qytetarët e Ferizajt e dinë shumë mirë se aty, tash e më shumë se një vit, ka ushtruar veprimtari të paligjshme një biznes privat. Këtë ia ka mundësuar ky kryetar në shkuarje, i cili këto veprime i ka bërë:

  1. Duke mos përfillur asnjë procedurë ligjore, ngase kjo është kompetencë ekskluzive e Kuvendit dhe jo e kryetarit. Këtë e thotë ligji për Ligji për Dhënien e dhe Këmbimin e Pronave të Paluajtshme të Komunës, neni 5, 6, 7, 9 dhe 10 i këtij ligji.
  2. Duke përfituar biznese të caktuara apo klientelë e këtij kryetari, pa ditur askush se çka po ndodh me pronat e Komunës;
  3. Nëpërmjet keqpërdorimit të Kuvendit, duke bërë presion që të marrë vendime dhe që të mos ketë përgjegjësi penale për shkeljet ligjore që i ka bërë tash e mbi një vit.

Ndërsa në shumë Shkolla po vazhdon kjo shkelje e ligjit dhe marrje e kompetencave të Kuvendit. Kjo po ndodhë në Shkollën e Kompetencës, De Radës, Ekonomisë etj.. ku  jan hapur e po hapen kiosqe e bufe pa përfillur asnjë normë ligjore por duke e përmbushur vetëm kriterin partiak e klientelistë.

Ne ftojmë prokurorinë që të hetojë këtë rast të kontrabandimit të pronës komunale.

Rast flagrant ishte edh e pika 17 e rendit të ditës së kësaj seance të Kuvendit, ku u  kërkua që të merrej vendim për aprovimin e ofertës dhë dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së Komunës,  me saktë të banesës së vjetër afër Shkollës Tefik Çanga.

  1. Ka ardhur në Kuvend propozim-vendimi pa nënshkrim të kryetarit të Komunës, gjë që juridikisht ai propozim është i pavlefshëm.
  2. Është fshehur peticioni i banorëve për ankesat e tyre lidhur me këtë vendim, e që këtu ska pikë transparence.
  3. Është shkelur ligji për bashkëpronësi, i cili u jep të drejtë banorëve të asaj ndërtese që të vendosin për pronat e tyre, e që ua ka mohuar Komuna.
  4. Vendimi që u mor në Kuvend, duke iu bërë presion anëtarëve të Kuvendit në pozitë, është i pavlefshëm, ngase ligji për dhënien e tokave në shfrytëzim e në këmbim, Neni 9, thotë se Kuvendi i Komunës me shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit aprovon ofertën e përzgjedhur nga Komisioni. Pra, për këtë propozim-vendim nuk kanë votuar shumica e anëtarëve të kuvendit për,m.th. nuk kanë qenë 21 vota për këtë vendim.
  5. Edhe po të ishte ky proces krejt i ligjshëm, e që në këtë rast nuk është, përqindja e Komunës dhe e banorëve të asaj ndërtese është vetëm 18%.

Nuk ka asnjë rast të vetëm që ndërtuesit marrin toka për ndërtim me këtë përqindje kaq të ulët, nga e cila dëmi ekonomik i Komunës është rreth 4 milionë euro.

Edhe një herë i bëjmë thirrje publike Prokurorit dhe Krimeve Ekonomike që të iniciojë hetime për këto raste të shkeljeve flagrante të argumentuara ligjore.

Gjithashtu, i sigurojmë qytetarët e Komunës së Ferizajt se të gjitha këto vendime të paligjshme e të dëmshme, do t’i rikthejmë, kur edhe t’i rikthehet dinjiteti Ferizajt dhe kjo qeverisje aktuale të ikë e turpëruar për të gjitha këto dëmtime, që është duke ia bërë interesit të përgjithshëm të Komunës sonë.

Me respekt,

Gazmend Bytyqi

Shef i grupit të kuvendarëve, sekretar i degës së PDK-s në Ferizaj

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img