23,12,2024

PDK: Kushtëzimi ndaj qytetarëve-mbulesë për keqmenaxhimin e parasë publike nga ana e kryetarit të komunës

Must Read

PDK, dega në Ferizaj ,sot në një konferencë për medie ka akuzuar kryetarin e komunës Muharrem Svarqa për kushtëzimin e qytetarëve që të paguajnë borxhet ndaj kompanive publike.

Me këtë rast Lulzim Aliu, nënkryetar i PDK-së, dega në Ferizaj ka thënë se kjo është  hera e tretë që kryetari i komunës po ndëshkon qytetarët e Ferizajt. Aliu këtë e ka quajtur dhunë shtetërore ndaj qytetarëve.

Komunikatën e plotë nga kjo konferencë mund ta lexoni në vazhdim.

Lëvdatat e rrejshme që Ministri i Financave ia bëri javën e kaluar Kryetarit të Komunës së Ferizajt për menaxhimin e drejtë të parasë publike, e trimëruan atë për të ndërmarrë edhe më tej hapa ndëshkues ndaj qytetarëve të Ferizajt.
Është hera e tretë, prej se është kryetar komune, që Muharrem Svarqa merr vendime ndëshkuese për qytetarët e Ferizajt.
Hera e parë ishte vendimi për ndalimin e punës së të gjitha bizneseve në datën Një Maj, 2014 dhe ndëshkimi i atyre që punuan atë ditë
Hera e dytë ishte vendimi, po ashtu në vitin 2014, që taksat për tatimin në pronë t’u ndaleshin dhunshëm të gjithë të të punësuarve në sektorin publik me rastin e marrjes së pagave.

Po kjo e fundit, e këtyre ditëve, që lëshimi i vërtetimit për qytetarët, nëse ata kanë paguar tatimin në pronë, të kushtëzohet me pagesën e shërbimeve për ujë e mbeturina, është kulmi i qeverisjes së tij të dhunshme.
Në të vërtetë kjo është dhunë, dhunë shtetërore.
Po, është dhunë pikërisht veprimi i pushtetit kur gabimet e veta i mbulon me ndëshkime ndaj qytetarëve.
Po, është dhunë shtetërore kur ndëshkimet e tilla, për të kamufluar të vërtetën, përkrahen edhe nga Qeveria.

Është e vërtetë që kompanitë lokale publike janë para falimentimit, por kjo nuk po ndodh për shkak të borxheve të krijuara që 17 vite.
Falimentimin është duke e shkaktuar vet Kryetari me punësimet pa pasur fare nevojë kompanitë për punëtorë të rinj.
Numri i punëtorëve të rinj në këto kompani, të punësuar nga Kryetari i Komunës, e të cilët nuk punojnë fare, sepse nuk kanë çka të punojnë, është mbi 150.
Nëse llogaritet që paga mesatare me të cilën paguhen këta “të papunë” është 400€, kuptohet se barra e krijuar është 60 mijë euro në muaj apo mbi 700 mijë euro në vit.
Nga kjo del se gjatë një mandati katërvjeçar pagat e punëtorëve që s’punojnë i kushtojnë këtyre kompanive 2 milion e 800 mijë euro.
Kjo është arsyeja e vërtetë e krizës, kjo është arsyeja e vërtetë e falimentimit, kjo është arsyeja e vërtetë e humbjes.

Në anën tjetër, Kryetari Svarqa, në vend se të dënojë qytetarët për këto borgje, duhet të ndërgjegjësohet vet ai.
Me praktikat e menaxhimit të parasë publike që ai po i bën, shumë shpejt do ta falimentojë edhe vet komunën e Ferizajt.
Në këtë rast, është mirë që Kryetari i Komunës me i tregu qytetarëve saktë se sa janë borxhet e shkaktuara nga mospagesat e tij me kohë për projektet kapitale të kryera gjatë këtyre tri viteve,
Është mire t’u tregoj qytetarëve se edhe për sa janë rritur borxhet për mallra e shërbime krahasuar me vlerën e konstatuar nga Auditori i jashtëm,që për vitin 2015 kishin vlerën prej 900 mijë euro,
Është mire, Kryetari i Komunës, me u tregu qytetarëve vlerën e borxhit dhe dëmin që të cilën do t’ia shkaktojë ai komunës me tenderat 2,3 e 4 vjeçar për projektet e këtij viti.

Po ashtu, është mirë që Kryetari me i pagu vet borxhet që komuna dhe institucionet publike ia kanë kompanive publike,
Është mirë që Kryetari të paguajë vetë borxhet ndaj kompanive private,
Është mirë që ai të paguajë me kohë komisionet e krijuara nga Kuvendi,
Është mirë me i paguar edhe komisionet e aksionarëve.
Besa është mirë t’i paguaj me rregull edhe punëtorët me kontrata të përkohshme, përkundër procedurave jo të rregullta të punësimeve të tyre,

Në këtë mënyrë ai do t’i përafrohej punës fer dhe të ndershme.
Ndërsa, vetëm pas kësaj, ai do të fitonte të drejtën të kërkonte nga qytetarët që të paguanin borxhet e tyre ndaj komunës dhe kompanive që i menaxhon ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img