27,04,2024

PDK hap fushatën zgjedhore në Ferizaj

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga PDK, Agim Aliu, tha se ky subjekt është forca e ndryshimit aq të nevojshëm të këtij qyteti.

‘’Sot në këtë shesh po hapim një kapitull të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt. Nga këtu me konceptin tonë politik po fillojmë ndryshimin e madh për qytetin tonë. Ky ndryshim vie si kërkesë e kohës. Kandidimi im për kryetar do të shërbej si model i përkushtimit ndaj jush, shembull se si politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Lista jonë është listë konkuruese, gjithëpërfshirëse dhe kërkoj mbështetjen tuaj.
Jam i vendosur që me angazhimin tim dhe të ekipit tim Ferizajt t’ia kthejmë dinjitetin, jemi të bindur se Ferizaj duhet të kthehet në qytet funksional, ta kthejmë në binar të normalitetit. Ferizaj ka treguar gjithëherë kulturë të lartë zgjedhore dhe urojmë që kjo praktikë të vazhdoj. PDK ka kontribuar dhe do të vazhdoj të kontribuoj sepse në jemi forca e ndryshimit, ndryshimit aq të nevojshëm për Ferizajn’’, tha Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img