20,12,2025

PDK: Gjuha e turpshme e Visar Ymerit, shkon përtej fjalorit politik

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të lëvizjes Vetëvendosjes, duke e quajtur gjuhë të ulët, të padëgjuar deri më sot në skenën politike të vendit, ku janë fyer tre drejtuesit më të lartë të shtetit.

“Gjuha e tillë e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik, vlerave demokratike dhe kodit elementar etik, duke fyer rëndë bartësit e përgjegjësive shtetërore e institucionale, të dala nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se gjuha e tillë e Visar Ymerit, dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat që po kalon vendi.

Ndryshe, gjatë një konference për media, Ymeri i ka quajtur derra Mustafën, Thaçin e Veselin./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img