10,06,2025

PDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale

Must Read

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në kuadër të angazhimeve që po bëhen, degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Ai ka thënë se do të fuqizohen strukturat ekzistuese me resurse dhe kuadro të reja, të cilat do ta bëjnë diferencën edhe në këtë cikël zgjedhor.

Këto takime mobilizuese dhe motivuese, sipas kryetarit Veseli, po shërbejnë edhe si një reflektim i arsyeshëm i të gjithë anëtarëve pa dallim, me qëllim të arritjes së fitoreve bindëse në shumicën e komunave e Kosovës.

Kreu i PDK-së ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të angazhohen çdo ditë në terren me të gjithë anëtarët e strukturës, përkrahësit dhe votuesit e PDK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img