28,11,2024

PDK akuzon komunën për parregullsi në dhënien e tendereve

Must Read

Ferizaj.24.03.2017. PDK,dega në Ferizaj,në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë Komunale të Ferizajt për parregullsi në ndarjen e tendereve. Gazmend Bytyqi ,nënkryetar i degës së PDK-së në Ferizaj ka ngritur shqetësimin për aneks kontratat dhe tenderet me kuotim të cilat nuk dalin publikisht e që sipas Bytyqit mund të bëhen keqpërdorime të parasë publike.

Deklaratën e plotë të PDK-së,dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:

Duke marrë për bazë raportin e zyrës së auditorit të përgjithshëm dhe krahasuar edhe me raportin e punës të vitit 2015 dhe të gjeturave të auditorit të përgjithshëm, sidomos në nënshkrimin e shumë aneks kontratave, dhe tenderëve me kuotim çmimi, që janë tenderët që njihen në opinion si tender me tri oferta, ose tender që nuk dalin publikisht, që padyshim ngre shqetësimin për keqpërdorime të mëdha të parasë publike ne Komunën tonë.
Nëse i referohemi web faqes zyrtare e Komisionit rregullativ të Prokurimit Publik K.RR. P. P dhe raportit të zyrës së prokurimit na del që Komuna e Ferizajt ka ndjekur:

Procedura të hapura 76
2. Aneks kontrata 18
3. Kuotim të çmimeve apo procedura me tri oferta 102
Nga kjo që u tha më lartë na del që komuna e Ferizajt gjegjësisht zyra e prokurimit procedura të mbyllëta apo me tri oferta ka zhvilluar gjithsejtë me aneks kontrata, 120 sosh apo 61.22% të procedurave, ndërsa 76 apo 38.78% procedura të hapura, që nga kjo përqindje mund të konkludohet keqpërdorimi që i është bërë buxhetit të komunës së Ferizajt që pa dyshim që korrupsioni, më një jotransparencë të tillë, është duke lulëzuar në Komunën tonë, që në raportin e fundit të UNDP-së, USAID-it dhe MAPL-së na del se pakënaqësia e qytetarëve në vitin 2015 me zyrën e prokurimit është 91.4 %.
Nëse i referohemi web faqes zyrtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik OSHP, nga gjithësejt 76 procedura të hapura të prokurimit kemi pasur 20 ankesa nga operatorët ekonomik,

Nga kjo që u tha më lartë nga 76 procedura të hapura kanë qenë 20 ankesa për parregullsi në OSHP, që i bie 26.32 % e çdo tenderi në Komunën tonë në vitin 2015.

Në bazë të informacioneve që kemi nga bizneset, Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Sfarqa ka qenë negociatori kryesor, për ti tërhequr ankesat disa nga këto këto biznese, që më vonë kanë dal të jenë shpërblyer me tendere të caktuara.

Gazmend Bytyçi- Nënkryetar i Degës së PDK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img