26,11,2024

PD: Përgjimi i paligjshëm, krimi i krimeve

Must Read
Lulzim Basha

Nuk është as një nga krimet e shpeshta të Tahirit, që Edi Rama kërkon të mbyllë duke synuar vënien nën urdhrat e tij të drejtësisë. Është më shumë se aferat e tij, se tenderat e paracaktuar, se kulla me qendrën tregtare “Qemal Stafa”. Është krimi më i rëndë i këtyre 3 viteve, krim shtetëror që cenon sigurinë kombëtare, shkel brutalisht Kushtetutën, liritë e të drejtat themelore të njeriut”.

Kështu u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp paraditen e së dielës.

“Edi Rama ia doli përmes kërcënimeve mafioze ndaj gjykatës të shpëtojë për momentin një nga hallkat e krimit, drejtorin Çako. Por ai nuk do të mundet kurrë të lajë duart nga kjo aferë skandaloze, më e rënda e bilancit të tij të pasur me krim e korrupsion. Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje prokurorisë dhe gjykatave të mos bien pre’ e shantazhit mafioz të Edi Ramës.

Përgjimi i paligjshëm është prova e madhe e vendit. Nga kjo varet a do të kemi shtet ligjor apo shtet mafioz brenda shtetit; do të kemi ligj, apo rregullat e mafias në fuqi; do të kemi demokraci e garanci për të drejtat e qytetarëve, apo sundim bande”, shtoi zëdhënësja e PD-së.

The post PD: Përgjimi i paligjshëm, krimi i krimeve appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img