13,10,2024

Patrioti që kalli shtëpizën

Must Read

Natën e 29 qershorit 2016, Patriot Berisha (22) nga Suhareka vendosi ta realizonte planin që i sillej në mendje një kohë të gjatë. Veshi fanellën e tifozëve kuqezi, me shqiponjën e zezë dhe me mbishkrimin “O sa mirë me qenë shqiptar”, për t’i dhënë vetes zemër që ta kryente një akt të pazakonshëm, por për të patriotik.

Ndërprerja e energjisë elektrike në pjesën e qytetit ku jeton ishte motiv shtesë që pikërisht atë natë ai ta bënte shkrumb e hi një shtëpizë druri në malin afër stadiumit të qytetit, ku ai punon, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ka qenë 29 qershor e nuk ka pasur rrymë tërë kohën një pjesë e Suharekës dhe thashë që të shkoj deri te fusha (stadiumi) që t’i kryej disa punë, ta ujiti fushën. Shkova dhe e kreva punën time, edhe e pashë që ka qetësi, nuk kishte lëvizje dhe vendosa që ta bëja aktin. Krejt kjo ndodhi diku kah ora 02:30 pasmesnate”, nis rrëfimin Patrioti.

Pasi e ka kryer aktin, Patrioti ka qëndruar në stadium prej nga i ka vëzhguar flakët duke e kapluar shtëpizën dhe i ka dëgjuar kërcëllimat e trarëve teksa janë shembur nga zjarri. Një qen që ruan koshiqet e bletëve të një bletarie në afërsi ka lehur gjithë kohën, si paralajmërim për banorët se në mal ka zjarr. Pas 40 minutash aty kanë mbërritur zjarrfikësit..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img