19,12,2024

Pastrohet fshati Doganaj në Ferizaj, kërkohet nga inspektorët të shqiptojnë gjoba sipas nevojës

Must Read

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” është organizuar  aksion pastrimi në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Besmir Kokollari, koordinator i task forcës për pastrimin e mjedisit tha se inspektorët duhet të jenë të pakompromis në shqiptimin e gjobave, raporton Ekonomia Online.

Në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ai kërkoi nga qytetarët e Kosovës t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së ambientit.

“Ne si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kërkojmë nga komuna e Ferizajt të fuqizoj inspektoratin e mjedisit dhe inspektorët të jenë të pakompromis në shqiptimin e gjobave sipas udhëzimit administrativ. Pa dyshim që ne kem pritur një pjesëmarrje edhe nga komuna në mënyrë që të sensibilizohen me gjithë këta të rijnë që kanë ardhë nga gjitha vendet e Kosovës për të pastruar në këtë fshat. Andaj kërkojmë nga gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë vëmendjen dhe ta ruajnë ambientin”.

Besnik Shabiu nga Let’s Do It Kosova tha se as temperaturat e ulëta nuk po e ndalin vullnetin e qytetarëve për ta ndryshuar gjendjen e mjedisit, raporton EO.

“Me të vërtetë temperaturat e ulëta nuk janë tu e ndalë vullnetin e këtyre qytetarëve për me ndryshu një gjendje që është kriju gjatë viteve të fundit në Kosovë. Ky vullnet dhe kjo dëshirë po kurorëzohet me ndryshimin e pamjes së këtyre pikave të zeza. Po shihet një angazhim i të gjitha niveleve dhe mund të them se jemi gati të luftojmë për Kosovën e pastër. Fushata nuk do të ndalet deri të arrihen rezultate konkrete”, shtoi ai.

Maliq Muharremi, banor i këtij fshati, ka falënderuar organizatën “Let’s Do It Kosova” për iniciativën derisa ka bërë thirrje që inspektorët të shqiptojnë gjoba për qytetarët që hedhin mbeturina.

“Kjo është iniciativë e qëlluar për me pastru këtë zonë, sepse për një kohë të gjatë është shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave dhe shpresoj që qytetarët të mos hedhin mbeturina. Unë bëj thirrje edhe inspektorët që të shqiptojnë gjoba për ndotësit e ambientit”.

Fotografia e Let's Do It Kosova

Fotografia e Let's Do It Kosova

Fotografia e Let's Do It KosovaFotografia e Let's Do It Kosova

Fotografia e Let's Do It Kosova

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img