Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq para pak momentesh ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave serbe. Ai ka ripërsëritur se nuk do të njoh Kosovën përkundër pasojave që mund t’i ketë vendi i tij, transmeton Indeksonline.
“Lajmi më i keq është që autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për anulimin e taksës. Ata deklaruan edhe në bisedë me Hahn se këto taksa do të zgjasin deri sa Serbia ta njohë Kosovën.”, u shprehë presidenti serb.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës! Serbia nuk po flet kështu.”, u shprehë ai.
“Perëndimi për shumë arsye nuk do të jetë në anën tonë, ata pranojnë pavarësinë e tyre(Kosovës), është kafsha e tyre.”, u shprehë Vuçiq.
“Nuk ka vende në botë që kanë marrëdhënie më të ngushtë se Amerika me Kosovën. Ne jemi fajtor për Interpol. 78 vende nuk e votuan, 76 e votuan. Ne jemi fajtor që shqiptarët e Kosovës janë të zemëruara.”, tha Aleksander Vuçiq para mediave.
“Ne nuk do të pranojmë pavarësinë, pavarësisht nga të gjitha pasojat serioze. Dëshira e tyre nuk do të respektohet, duan të poshtërojnë dhe të shkatërrojnë popullin serb. Duhet të shqetësohemi vetëm për vendin tonë dhe për njerëzit tanë.”, përfundoi presidenti serb. /Indeksonline/