22,12,2024

Pasiguria në plazhet e Shqipërisë, s’ka ndarje mes zonave të notit dhe lundrimit

Must Read

Ai thotë se edhe në rastet kur subjektet që kanë leje nga bashkitë për plazhe kanë vendosur sinjalistikë në det, materialet jocilësore i bëjnë ato jorezistente ndaj kushteve detare.

“Masat e marra për korridoret e daljeve në një farë mënyre janë të kompletuara vetëm se cilësia vlen për të dëshiruar, pasi janë materiale amatore dhe koha e keqe i devijon”, thotë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmend Tahiri.

Sa i takon rastit të Himarës, Tahiri thotë se turisti rus ishte jashtë zonës së plazheve publike, ku mungon sinjalistika që orienton pushuesin për zonat ku lejohet të bëhet not.

“Ishte në një grumbull shkëmbinjsh që ndodhet jashtë zonës së plazheve publike. Kushdo që kërkon të hyjë në një zonë të largët, kam idenë që janë të paseperuara ende”, shprehet Tahiri.

Tjetër problem mbetet mungesa e bashkëpunimit të vazhdueshëm me pushtetin vendor, që nuk përditëson Drejtorinë Detare për lejet që u japin subjekteve për plazhe.

“Nuk përditësohemi me të gjitha lejet e dhëna të cilat bashkitë japin, por me pjesën kryesore të shpallura para sezonit veror jemi në dijeni të vend-bazimeve dhe rregullit të trafikut”, thotë Tahiri.

Këtë vit, trafiku i mjeteve lundruese është shtuar pasi janë dhënë 500 leje të reja për mjete lundruese, ndërsa në total janë 1600 të tilla që qarkullojnë në të gjitha plazhet.

Drejtori i autoritetit detar Gazmend Tahiri thotë se në uljen e incidenteve dhe shmangien e atyre si ai i Himarës, duhen vënë në zbatim edhe sanksionet ndaj qytetarëve që përdorin mjetet e lundrimit.

“Të dyja shkojnë paralel, qoftë edukimi por edhe masat. Shtrëngimi i masave do të sillte shmangien e aksidenteve”, deklaron ai.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img