15,10,2024

Pas skandalit në Amerikë, Berisha akuzon Ramën për shpërlarje parash

Must Read
Sali Berisha

Me anë të një shënimi të shkurtër në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se, Edi Rama rrezikon 7 vite burg për akuzat e larjes së parave.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Agjencia Reuters dhe rrjete televizive amerikane informojnë se në SHBA ka plasur një skandal i ri tronditës, në të cilin janë direkt të implikuar taksisti militant socialist Bilal Shehu dhe kreu i PS, Edvin Kristaq Rama.

Në pranverën e vitit 2012, Edvin Kristaq Rama botoi në mediat e vendit një foto, në të cilën kishte dalë gjatë një dreke me Presidentin Obama. Në këtë drekë në krah të Ramës është dhe Bilali. Fill pas kësaj u mor vesh se dreka ishte me bileta 40 mije dollarëshe për person. Bilali, në thyerje flagrante të ligjit amerikan kishte blerë dy bileta pra kishte paguar 80 mijë dollarë një për vete dhe një për Ramën, te cilin e kishte regjistruar në dokumentet e protokollit të drekës si gruan, bashkëshorten e tij.

Ligji amerikan ndalon rreptësisht kontributet nga vende te tjera ne fushatën elektorale të liderëve amerikan. Me kërkesë të kongresmenëve amerikane, FBI hapi një hetim. Bilali, i gjetur ngushtë dhe në pamundësi për të justifikuar burimin e 80 mijë dollarëve që shpenzoi për dy biletat, u bë i penduar dhe shiti gruan e tij, Edi Ramën si njeriun që i kishte dhënë atij paratë për të blerë biletat.

Megjithëse i penduar, Bilali do vuajë së paku 7 vjet burg për dy vepra penale. Së pari, shkeljen e rëndë të ligjit amerikan të financimit të fushatës elektorale dhe së dyti, për bashkëpunim në larjen e parave të pista me Edi Ramën.

Por ekziston mundësia të dënohet edhe për mashtrim apo falsifikim dokumentesh me të cilat ai ka regjistruar Ramën si gruan e tij. Së fundi, vetë Rama në epiqendër të skandalit “Billal-gate”, rrezikon të dënohet edhe ai deri në 7 vjet burg për larje parash të pista dhe mashtrim martese për paraqitjen e tij si bashkëshortja e homos Bilal për qëllime përfitimi!

The post Pas skandalit në Amerikë, Berisha akuzon Ramën për shpërlarje parash appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img