09,05,2024

Pas raportimit të FerizajPress reagon KRM Pastërtia, bënë apel që mbeturinat mos të hedhen në rrugë, sheshe apo aty ku nuk e kanë vendin

Must Read

Pas raportimit të FerizajPress për grumbuj të mbeturinave në sheshe të Ferizajt ka reaguar KRM “Pastërtia””

Në reagimin e KRM “Pastërtia” bëhet apel te qytetarët që ti përmbahen orarit të grumbullimit të mbeturinave dhe të bëjnë kujdes që ato mos të hedhen ku nuk e kanë vendin, aty ku është vështirë edhe për ekipet e Pastërtisë që ti grumbullojnë.

Reagimi i plotë i KRM “Pastërtia”

S Q A R I M

Sot, me datën 01.07.2023 janë publikiar disa foto ku shihen mbeturinat në rrugë, saktesisht në sheshin e qytetit.

Ne si kompani u kemi bërë thirrje publike disa herë qytetarëve por edhe bizneseve që të kenë kujdes dhe mos të hedhin mbeturina ne vendet jo adekuate dhe të respektojnë orarin për hedhjen e mbeturinave. Fatkeqësisht thirrja jonë nuk është përfillur dhe vazhdon të mos përfillet.

Ne po ashtu i kemi bërë thirrje edhe organeve kompetente që të marrin masa, të ndjekin personat e pandërgjegjshëm që ndotin mjedisin e me raste shkaktojnë edhe dëme materiale kompanisë sonë duke u venë zjarrin kontejnerëve, por edhe këtu nuk kemi hasur në mirëkuptim, ku si pasojë qyteti vazhdon të përballet me pamje të tilla – mbeturina në vende jo adekuate dhe jashtë orarit për hudhjen e tyre.

KRM “Pastërtia“ sqaron opinionin publik se rastet e tilla si kjo në foto, ku mbeturinat hedhen në vende që nuk janë të parapara për mbeturina, janë çështje ndërgjegjjes qytetare dhe reagimit të institucioneve kompetente për ndjekjen dhe denimin e keqbërësve dhe nuk është në kompetencën tonë si kompani ndjekja apo edukimi i keqbërësve që ndotin mjedisin.

Ne do të bëjmë të pamundurën që të eleminojmë mbeturina kudo që hedhen ato, por ju bëjmë APEL për të disatën herë tashmë që mos të hedhni mbeturina në rrugë, sheshe apo aty ku nuk e kanë vendin, dhe ftojmë organet kompetenten të ndjekin dhe ndëshkojnë këdo që ndotë mjedisin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img