Ka qenë ditë e gjatë për të gjithë – sidomos për ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.
Por pas secilit moment trishtues, shqiptarët kanë treguar FORCË, DURIM, mbi të gjitha shumë SOLIDARITET.
Rruga e vetme e gjithë kosovarëve sot ka qenë drejt shteti shqiptar, Shqipërisë – si dikur dhe si gjithmonë.
Krejt ndihmën që kosovarët e ofruan e ka vlerësuar në një formë krejt tjetër, i riu nga Tirana me emrin, Del Vina.
Për t’i mos i humbur kuptimin, më poshtë është shkrimi i tij i plotë:
Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakën. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?
Sot ra pika e prerjes së biletave në Kukës. Kujt i hynë në pune ajo biletë, kur Kosova sot pagoi abonenë e përjetshme?
Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i përjetshëm: “Kush qan me mua dhembjen time është unë”
Sot ra Kushtetuta. Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë. Duhet Kushtetutë e re. Ajo ushtri nuk është më e huaj.
Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndan dhembjen.
Ua kthefshim në gëzime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosovë-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do të ketë gëzim më të madh, edhe politik, se një Kosovë në Euro 2020.