26,12,2024

Pas kërcënimeve, mbrojtje për gjykatësit që dënuan imamët

Must Read

Një burim konfidencial i tha Top Channel se, kjo masë është marrë për shkak të reagimeve të ashpra të mbështetësve të 9 të pandehurve, të cilët kërcënuan në sallë jo vetëm 5 gjyqtarët, por edhe gazetarët.

Urimet shtuan se, nën ruajtje nga policia janë marrë edhe familjarët e gjyqtarëve, ndërkohë që zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të kontaktuar nga Top Channel deklaruan se, nëse është e nevojshme do të vendoset nën mbrojtje edhe prokurorja e çështjes, Elisabeta Imeri, e cila kërkoi gjatë pretencës 152 vite burgim.

Agjentë civilë të Antiterrorit ishin të pranishëm gjatë mbrëmjes së të martës, kur edhe u shpall vendimi, ndërkohë që kanë sekuestruar kamerat e gjykatës, ku edhe shfaqen mbështetësit e 9 të dënuarve.

“Nuk kemi të dhëna konkrete për ndonjë ngjarje, por masat janë marrë për të pasur nën kontroll situatën”, thanë burime të Top Channel. Gjatë procesit, i cili startoi në vitin 2015, të pandehurit jo pak herë kanë kërcënuar gjyqtarët, duke i paralajmëruar ata se do të vinte edhe radha e tyre, por edhe prokuroren, që e akuzonin si vegël të amerikanëve.

Këto deklarata të tyre bënë që gjatë gjykimit, të gjithë mbështetësit të kontrolloheshin imtësisht sa herë ndiqnin seancat, ndërkohë që përveç agjentëve të krimeve, ata janë mbikëqyrur edhe nga Shërbimi Informativ. /TopChannel

The post Pas kërcënimeve, mbrojtje për gjykatësit që dënuan imamët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img