19,04,2024

Pas incidentit të boksierit shqiptar me serbin, ky është reagimi i federatës serbe

Must Read

shqipi-1-710x441

Boksieri 21-vjeç me origjinë shqiptare, Astrit Klimenta, po përballet me një sulm frontal nga autoritetet serbe të sportit të boksit, pas ngjarjes së shëmtuar të pak ditëve më parë ku ai u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga trajneri serb Alexander Petkoviç.

Boksieri shqiptar që u ndesh në një sfidë për peshën Cruiser me kundërshtarin Andrej Pesiç tashmë rrezikon edhe licencën pasi Federata Serbe e Boksit është hedhur në kundërsulm duke nisur një fushatë kundër tij, për të tentuar të mbulojë sjelljet raciste të trajnerit dhe promotorit Petkoviç.

Zyrtarë të kësaj federate i kanë kërkuar Federatës Gjermane që të kërkojë pezullimin e 21-vjeçarit në federatën kontinentale për dy vjet nga çdo aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Petkoviç u regjistrua nga televizioni gjerman duke adresuar fraza raciste ndaj shqiptarëve, madje një gjë të tillë ai e bëri gjatë gjithë ndeshjes, duke ndikuar edhe në sjelljen e boksierit shqiptar në ring që humbi durimin duke kafshuar veshin e kundërshtarit.

Ndërkohë, boksieri shqiptar do të denoncojë gjestin e Petkovic, i cili ndër të tjera arriti të hynte në ring duke e sulmuar fizikisht Astrit Klimentën.

Veprimet ditëve të fundit nga ana e Federatës Serbe kërkojnë të mbulojnë ngjarjen e shëmtuar që ndër të tjera u pasqyrua edhe nga mediet ndërkombëtare.

Ndërkohë, ish kampioni shqiptar i kick boksit, Ismail Keta ka nisur punën me 21-vjeçarin shqiptar duke marrë ai përsipër stërvitjen e tij, madje konfirmon zyrtarisht për Supersport se do të punojë për të kërkuar heqjen e pezullimit të përkohshëm të boksierit shqiptar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img