29,04,2024

Pas 20 vitesh, fëmija i dikurshëm takon policin që e kishte shpëtuar nga mbytja në ujë (Foto)

Must Read

Gjatë verës së vitit 1997, James Poole e kishte shpëtuar një pesëvjeçar që po mbytej në pishinë, transmeton Telegrafi.

Që atëherë, djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që ia shpëtoi jetën.

Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Clombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të.

Poole ishte ftuar në një sallë, kinse që të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër.

“Më mbanë mend? Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar gjatë vitit 1997”, e ka pyetur ai 43-vjeçarin në uniformë.

Ky i fundit nuk ka folur asgjë, por ka filluar të qajë dhe e ka shtrënguar fort 24-vjeçarin.

“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falënderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici, që i është gëzuar shumë këtij kujdesi.

Ata kanë folur gjatë për rastin, falë të cilit Jones është gjallë dhe shëndosh.

Pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-3 Pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-2 Pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-780x439

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img