19,11,2024

Partia Radikale Serbe: Shesheli vjen nesër në Mitrovicë

Must Read

shehs-620x413 (1)

Megjithëse qeveria e Kosovës e ka shpallur “non grata” Vojisllav Sheshelin, ai duket i vendosur të mbajë një tubim në Kosovë.

Partia Radikale Serbe bën me dije se nesër në orën 12:00 Shesheli do të mbajë një tubim elektoral në Mitrovicën e Veriut. “Kosova është Serbi dhe Shesheli do të lëvizë lirshëm në tërë veriun e Kosovës”, ka thënë Dobriç, kreu i Partisë Radikale serbe në Kosovë.

Shesheli pritet të mbajë një tubim elektoral mesditën e nesërme në sheshin “Vëllezërit Miliç” që gjendet në afërsi të urës kryesore të lumit Ibër.

Partia në fjalë deklaron se  “Shesheli nuk do ta respektojë vendimin e një të ashtuquajture qeveri inekzistente të Prishtinës”.

I tërë veriu i Kosovës është mbuluar me billbordera të Vojisllav Sheshelit në të cilat shkruhet: “Të presim fitues!”, duke iu referuar zgjedhjeve elektorale që do të mbahen në fund të muajit në Serbi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img