Parlamenti Evropian pritet të votojë sot për hapat e ardhshëm të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Dje, Parlamenti Evropian diskutoi lidhur me këtë çështje ku u vunë re dallimet mes përfaqësuesve evropianë.
Ajo ka shtuar se Kosova ka përmbushur obligimet e saj, ndërsa ka tërhequr vëmendjen se rritja e radikalizmit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshpërimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimin e saj.
Përmes një postimi në Twitter, reagoi edhe Komisionari evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Ai shkroi se është i lumtur që Parlamenti Evropian e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Kjo nuk është vetëm për të qenë të drejtë dhe për të njohur përpjekjet e tyre, por është e rëndësishme për stabilitetin në rajon. Perspektiva evropiane e të gjithë rajonit është në rrezik”, shkroi ai.
Procesi i liberalizimit të vizave nisi në vitin 2012 ku Kosovës iu kërkua që të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandim pozitiv për liberalizimin. Ky rekomandim u dha në muajin korrik të vitit ë kaluar, ndërsa në shtator Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave.
Mirëpo, në muajin dhjetor, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi në agjendën e tyre këtë çështje.