26,12,2024

Parlamenti Evropian sot diskuton për liberalizimin e vizave

Must Read

Sot Parlamenti Evropian do të zhvillojë debatin e parë lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ende nuk dihet se kur qytetarët e Kosovës do të ushtojnë pa viza në zonën e Shengenit.

Ditë më parë, Tanja Fajon është emëruar si raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sot, do të zhvillohet debati i parë në Parlamentin Evropian, për propozimin e Komisionit Evropian dhe heqjen e vizave për Kosovën, ku do të paraqiten argumentet e Komisionit Evropian dhe më pas do të draftohet edhe raporti, i cili duhet të kalojë përmes procedurës në Parlament.

Edhe pse në Parlamentin Evropian është e qartë mbështetja e shumicës së madhe për t’i hequr vizat Kosovës, procedura për të udhëtuar pa viza gjatë kësaj vere mund të mos realizohet.

Deputetja sllovene nga radhët e socialistëve, Tanja Fajon, të cilën Parlamenti Evropianë këtë të hëne e ka emëruar Raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka paralajmëruar se ajo do të bëjë çmos që të ketë një plan ambicioz për këtë.

Ajo ka paralajmëruar, se do shqyrtojë tash më për së afërmi “gjendjen aktuale” me institucionet e tjera të BE-së dhe disponimin mes kolegëve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Më 4 maj, Komisioni Evropian kishte propozuar në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Parlamentin Evropian heqjen e vizave për popullin e Kosovës.

Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit, i cili ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj. /rtk/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img