26,04,2024

Parlajmëron Limaj: Nisma do të dalë edhe më e fuqishme

Must Read

Fatmir-Limaj-680x365_c

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, përmes  faqës së tij në Facebook ka  uruar zgjedhje të mbara të gjitha degëve ku do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Ai  ka shprehur bindjen e tij se pas këtij procesi zgjedhor, NISMA do të dalë edhe më e fuqishme.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

[quote_box name=””]

“Të nderuar anëtarë të NISMA për Kosovën,

Siç jeni informuar, Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën, ka marr vendim dje për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit tonë, e të cilat do të përfundojnë me Kuvendin Qendror Zgjedhor të partisë në qershor.

Shfrytëzoj rastin të ju uroj zgjedhje të mbara në të gjitha degët ku ju e zhvilloni aktivitetin e juaj partiak.  Kjo është një tregues se, ne si parti duke ju falënderuar angazhimit tuaj në teren, dhe politkave tona parimore e konsistente, përkrahja që ne po gjejmë anembanë Kosovës tregon që Nisma është dyfishuar, e jam i bindur që dhe pas këtij procesi zgjedhor partia jonë do të dal edhe më e fuqishme duke ju dhënë hapësirë e mundësi të gjithë atyre kuadrove që janë të gatshëm të punojnë në fuqizimin e Nismës për Kosovën.

Me kënaqësi pres që me të zgjedhurit tanë të punojmë në realizimin e qëllimeve tona politike e programore.

F. L”

[/quote_box]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img