Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, përmes faqës së tij në Facebook ka uruar zgjedhje të mbara të gjitha degëve ku do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
Ai ka shprehur bindjen e tij se pas këtij procesi zgjedhor, NISMA do të dalë edhe më e fuqishme.
Ky është postimi i plotë i Limajt:
[quote_box name=””]
“Të nderuar anëtarë të NISMA për Kosovën,
Siç jeni informuar, Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën, ka marr vendim dje për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit tonë, e të cilat do të përfundojnë me Kuvendin Qendror Zgjedhor të partisë në qershor.
Shfrytëzoj rastin të ju uroj zgjedhje të mbara në të gjitha degët ku ju e zhvilloni aktivitetin e juaj partiak. Kjo është një tregues se, ne si parti duke ju falënderuar angazhimit tuaj në teren, dhe politkave tona parimore e konsistente, përkrahja që ne po gjejmë anembanë Kosovës tregon që Nisma është dyfishuar, e jam i bindur që dhe pas këtij procesi zgjedhor partia jonë do të dal edhe më e fuqishme duke ju dhënë hapësirë e mundësi të gjithë atyre kuadrove që janë të gatshëm të punojnë në fuqizimin e Nismës për Kosovën.
Me kënaqësi pres që me të zgjedhurit tanë të punojmë në realizimin e qëllimeve tona politike e programore.
F. L”
[/quote_box]