30,12,2024

Paris, Berlin: Kritika Rusisë për pranimin e dokumenteve të separatistëve

Must Read

Ministria e jashtme e Francës ka kumtuar sot se është për “keqardhje” urdhri i nënshkruar para dy ditëve nga presidenti rus, Vladimir Putin, me të cilin autorizohet njohja e dokumenteve të lëshuara nga separatistët, që e kanë kontrollin ndaj rajoneve Donjeck dhe Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Kjo ministri tha se ka dëshiruar që Rusia ta përdorë ndikimin e vet ndaj separatistëve për të garantuar respektim të marrëveshjes së paqes për përfundimin e konfliktit, nga i cili prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,750 vetë.

Në Berlin, Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha sot se njohja e dokumenteve nga ana e Rusisë “e shkatërron unitetin e Ukrainës”.

Me ndërmjetësimin e presidentit francez, Francois Hollande, dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, në shkurt të vitit 2015 në Minsk të Bjellorusisë, ishte arritur marrëveshja paqësore, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë dje ka vlerësuar se urdhri i Putinit është “alarmues dhe nuk është në harmoni me qëllimet për të cilat është arritur pajtueshmëri në procesin paqësor të Minskut”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img