20,05,2024

Parandalimi i ndotjes së ambientit dhe mjedisit

Must Read

Rrënoçhen tri furra të gëlqeres në Shtime

Me datën 19.06.2023 komandati i stacionit të policisë në Shtime, Toger Haxhi Behluli kishte mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Inpektoratin për Ruajtjen e Mjedisit dhe Ambientit nga komuna e Shtimes, komandantin e stacionit të policisë në Suharekë dhe Shefin e Njësisë për Hetimin e Krimeve Mjedisore.

Temë e diskutimit ishte koordinimi dhe bashkëpunimi për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe mjedisit në rajonin e Shtimes, përkatesisht trajtimin e rasteve, të personave që ndezin furrat e gëlqerës në disa fshatra të komunës së Shtimes: Karaçicë, Dugë dhe Rancë.

Policia e stacionit në Shtime i kishte ndërrmarrë veprimet e nevojshme dhe ka zhvilluar procedura hetimore në koordinim me inspektorët e komunës së Shtimes edhe të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, me qëllim parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e personave, me qellim të ruajtjes nga ndotja të ambientit dhe mjedisit në këtë rajon.

Në lidhje me këtë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Inpektorët Komunal të komunës së Shtimes kanë inicuar procedurë për rrënimin e tyre dhe sot, datë 22.09.2023 nga ora 10:00 njësitet e policisë të stacionit në  Shtime, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë bërë aisistimin e Inspektorëve të komunës së Shtimes dhe janë rrënuar tri furra të gëlqeres,  dy furra ne fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë. 

I gjithë procesi i rrënimit të fuarrve të gëlqerës ka kaluar pa ndonjë incident.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img