06,03,2025

Paraburgim e arrest shtëpiak për zyrtarët e arrestuar policorë

Must Read
Policia e Kosoves/Arrestimi

Gjykata e Prizrenit për 23 zyrtarë policorë ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa për njërin prej tyre masën e arrestit shtëpiak.

“Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar  masën e paraburgimit  prej një muaj të pandehurve me inicialet  N.A. nga fshati Lubiqevë, Prizren, M. S. nga fshati Zaplluzhë, Dragash, B. B. nga fshati Shkozë, Malishevë, D. B.  Prizren”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Ajo, poashtu njoftoi se seanca ndaj katër të pandehurve të lartcekur është mbajtë në ora 10.30 minuta. Ata dyshohen të kenë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje.

“Seanca e radhës ka filluar në ora 13.30 minuta e cila ka përfunduar në orët e mbrëmjes, me 20 të pandehur me inicialet: Sh. D. –Kamenicë , S. V.-Prishtinë, A. RR. – Prishtinë, M. B. – Budakovë,  I. D. –Lipjan, I. A. –Vushtrri, A. E.-Krojkov,B. Z.-Lladroc,Q. B. – Zhabari i Ulët, A. G. – Lluzhan, A. RR. – Llaush, S. N. – Prishtinë, Sh. G.nga Bardh i Madh, Sh. Z. – Keqekov, A. K. – Fushë Kosovë, L. G. – Llapushnik, Sh. Z. – Prishtinë, N.Z. – Malishevë, N. R. – Vushtrri. Ndaj këtyre të pandehurve Gjykata ka caktuar masat e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa ndaj të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik Komuna e Malishevës, Gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak në kohzgjatje prej një muaji” tha Kicaj.

Të gjithë të pandehurit dyshohen të kenë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje. /kallxo.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img