01,05,2024

Papa Françesku e shpall Kardinal priftin shqiptar Ernest Simonin

Must Read

“Jam i lumtur t’iu njoftoj se të shtunën, më 19 nëntor, do të mbledh Këshillin e Kardinalëve për të emëruar 13 kardinalë të rinj nga 5 kontinentet. Ardhja e tyre nga 11 kombe shpreh universalitetin e Kishës dhe dëshmon mëshirën e Zotit në çdo cep të globit. Pjesëmarrja e kardinalëve të rinj në Dioqezën e Romës dëshmon lidhjen e pandashme të Selisë së Shën Pjetrit me kishat katolike nëpër botë. Kolegjit të Kardinalëve do t’i bashkohet edhe një prift, që ka dhënë një dëshmi të qartë të krishterë: dom Ernest Simoni, prift i Dioqezës Shkodër-Pult”, tha Papa Françesku.

Në moshën 88-vjeçare, dom Ernesti bëhet kardinali i dytë nga Shqipëria, pas Mikel Koliqit të emëruar nga Papa Gjon Pali i dytë.

Ky është një titull nderi, pasi për shkak të moshës, Simoni (Troshani) nuk mund të marrë pjesë në konklava. Por me emërimin e tij kardinal nderi, Vatikani vlerëson edhe njëherë sakrificat dhe martirizimin e klerit katolik në Shqipëri.

Vet Simoni (Troshani) i ka mbijetuar kalvarit të gjatë të mundimeve që nisën Krishtlindjen e vitit 1963, dhe pas 28 vitesh burgu, torturash e persekutimit, vazhdoi misionin e tij të shenjtë në demokraci, me pajtimin e gjaqeve në veri të vendit, duke shërbyer në Dioqezën Shkodër-Pult.

Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Françesku i bën Shqipërisë, përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër. /tch

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img