29,03,2024

Panama Papers – Opozita në Maltë kërkon dorëheqjen e kryeministrit

Must Read

maltaaa-644x356

Qindra mijëra njerëz kanë mbushur sheshin kryesor të kryeqytetit të Maltës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Joseph Muscat pas përfshirjes së anëtarëve të kabinetit të tij në megaskandalin e Panama Papers.

Sipas dokumenteve të rrjedhura nga firma juridike Monsak Fonseka, dy aleatë të ngushtë politik të Muscat kishin llogari offshore.

Protesta, organizuar nga opozita jashtë zyrës së kryeministrit, nuk është komentuar nga asnjë prej zyrtarëve të muskat.

Më herët vetë kryeministri tha se gjatë kësaj jave do të marrë një vendim mbi të ardhmen e dy aleatëve të tij, por që fillimisht duhet të njihet me të gjitha faktet dhe dokument që implikojnë bashkëpunëtorët e tij në megaskandalin që ka tronditur të gjithë botën.

Kemi një mesazh të qartë për kryeministrin maltez. Ju tashmë keni humbur autoritetin moral për të udhëhequr këtë vend,” tha kreu i opozitës Simon Busuttil gjatë fjalës së mbajtur në tubim.

Partia opozitare nacionaliste kërkon shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe energjisë Konrad Mizzi si dhe shefin e kabinetit të kryeministrit Keith Schembri.

Sipas të dhënave Mizzi kishte një kompani në Panama dhe një në Zelandën e Re. Ai mohon akuzat, gjithashtu ka refuzuar thirrjet për të dhënë dorëheqjen, por do të pranojë çdo vendim të marrë nga kryeministri i vendit.

Skandali Panama Papers shpërtheu një javë më parë, ku 11.5 milionë dokumente të dala nga firmë ligjore me bazë në Panama Mossack Fonseca tregojnë se si kompanitë offshore janë përdorur për të fshehur pasurinë e elitës në botë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img