06,05,2024

Pamje të rënda para Kuvendit të Shqipërisë, gruas i bie të fikët: Më lini të vdes

Must Read

Qytetarë dhe shoqëria civile kanë protestuar sot me pankarta në duar dhe kërkojnë që politika të votojë reformën në drejtësi. Në një nga pankartat shkruhet “Jo plehrave në Shqipëri, po reformës në drejtësi”.

Qytetarët e mbledhur para Kuvendit apeluan që të votohet sot reforma në drejtësi, e populli të mos sorollatet më dyerve të gjykatave. “Jemi pro votës në drejtësi. Ia kërkojmë gjithë parlamentit”,­ tha një qytetare.

“T’ju vijë turp të gjithëve që na përfaqësojnë aty brenda! T’ju vijë turp që po na sorollatin, janë hajdutë e kriminelë! Unë dua voton e reformës në drejtësi nuk dua as të majtën as të djathtën”,­ shtoi një tjetër i irrituar. Një qytetare tjetër i bëri thirrje gjithë popullit të protestojë. “Pro reformës në drejtësi, BE e SHBA të na ndihmojnë. Sot ditë e shënuar, për një drejtësi të re” “Sot është afati i fundit, Lu e Vlahutin flasin qartë politika ka në dorë fatin e shqiptarëve”,­ shtoi një tjetër.

“Ne kemi ardhur nga Durrësi, kemi vite në gjykata, fukarenjtë dhe të drejtët dhunohen. Gjykata e Durrësit është e korruptuar, kjo drejtësi duhet venë për të gjithë. Të lutëm votojeni”,­ ishin këto britmat e një zonje nga Durrësi.

Ndërsa një qytetare e moshuar, nuk ndjehet mirë gjatë protestës para Kuvendit. Ajo me familjen kanë 3 vite dyerve të gjykatave, ndërsa nesër përmbarimi pritet t’i nxjerrë nga shtëpia. E moshuara kërkon që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ta takojë. Kjo e fundit nuk pranon as ndihmën mjekësore. “Dua Ylli Manjanin këtu, dua këtu Saimir Tahirin, nuk iki! Do më lësh të vdes këtu, se po më qisin nga shtëpia”.

Madje ajo ka mallkuar edhe familjen e Llallës duke thënë se për faj të tij po enden rrugëve. Ndër të tjera njëra nga gratë tha se nëse ky problem nuk zgjidhet janë të gatshme të lyhen me benzinë dhe nga shtëpia nuk dalin.  Ajo që e ka bërë edhe më të rëndë situatën është personi që ndodhet në karrocë, që është me aftësi të kufizuara, kur ka parë gruan që ka qarë, nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka dashur të lëvizë, pamje këto që janë dhënë në News 24.BalkanWeb.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img