Rreth orës 5:45 të mëngjest është dëgjuar një shpërthim nga banorët rreth kësaj banke. Persona ende të panjohur kanë hyrë me forcë Brenda bankës dhe për të hapur kasafortat kanë përdorur mjete shpërthyese.
Me këtë rast është shkatërruar inventari në pjesën e përparme të bankës dhe kasafortat për tërheqje automatike të parave.
Që nga orët e hershme të mëngjesit të gjitha njësitë relevante të policisë po merren me rastin .
Ende nuk ka ndonjë vlerësim për dëmet e shkaktuara dhe sasinë e parave të humbura. Përfaqësues të këtijë filiali gjenden në vendin e ngajrjes por nuk janë prononcuar për medie.
“Ende janë duke u kryer hetimet dhe nuk mund të jepet informata se sa janë dëmet” kanë thënë përgjegjësit e këtij filiali.
Pritet që më vonë policia Rajonale e Ferizajt të dal me një raport rreth këtij rasti.