Xhirimet e aksionit që rezultoi me zbulimin e laboratorit të kultivimit të kanabisit nga fillimi deri në fund u shfaqën në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë”.
Hetuesit e policisë shpjeguan në detaje elementet e laboratorit dhe funksionet e tyre.
Sipas hetuesve, laboratori kishte sistem ajrimi, ujitjeje e filtrimi për të mos u dëgjuar era e rëndë e bimëve të kanabisit në rrethinë.
Laboratori është zbuluar në një shtëpi, pasi policia ka marrë informata për një të dyshuar që kultivonte bimë narkotike.
Gjatë aksionit policor janë shfrytëzuar edhe qentë që nuhasin narkotikët, ndërsa në shtëpinë e kontrolluar janë gjetur 100 bimë kanabisi të zhvilluara mirë dhe pak para vjeljes.
Policia në fund kanabisin e gjetur e ka asgjësuar me djegie.
Kjo nuk është hera e parë që zbulohen dhe asgjësohen bimë narkotike.
Në vitin 2014 “Drejtësia në Kosovë” shfaqi hulumtimin për një tjetër laborator të kultivimit të substancave narkotike në Pejë.