21,12,2024

Palmer: Amerika mbetet në Ballkan, Serbia duhet t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën

Must Read

Politika e deritashme ka nënkuptuar përkushtimin e Amerikës ndaj këtij rajoni dhe ndihmë Ballkanit në rrugën e eurointegrimeve.

Duke u përgjigjur në pyetje me rastin e disa ideve që kanë dalë në opinionin se mund të vije deri të marrëveshja ndërmjet Donald Trumpit dhe Valdimir Putinit, ku sipas të cilave, Amerikan do t’ia kthente shpinën Ballkanit si sferë e ndikimit të saj, ai ka thënë se nuk ka parë diçka të tillë tek asnjë zyrtarë amerikanë, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka në lidhje me ato ide tingëllon si fiksim spekulativ”, ka thënë Palmer për numrin e së dielës së gazetës serbe “Politika”.

I pyetur se me ardhjen e administratës së Trumpit a do të ketë ndryshime ndaj Serbisë, ai sërish ka folur për praninë konstante amerikane në Ballkan.

“Qëllimet tona në Evropë janë liria dhe paqja dhe kjo nënkupton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane. Qëllimi është që Serbia të jetë anëtare e plotfuqishme e BE-së, këtë e mbështetë SHBA-ja. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë e këtij qëllimi. Është e nevojshme që të ketë përparim në dialogun e Brukselit në mënyrë që sa më shpejt të kemi edhe ecje në rrugën e eurointegrimeve”, ka thënë ai. /Lajmi.net./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img