02,11,2024

Pakënaqësia qytetare kundrejt punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Must Read

Në fillim të tryezës, GLPS prezantoi botimin e dytë të Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu, ky Indeks tregon dhe shkallën e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Nga të dhënat e anketimit mbetet shqetësues fakti që 24.8% e qytetarëve të anketuar mendojnë se asnjë nga institucionet e sundimit të ligjit nuk janë në gjendje të kryejnë detyrat/përgjegjësitë e tyre në mënyrë të pavarur. Ky perceptim negativ i qytetarëve është rritur krahasuar me të dhënat e Qershorit 2016, ku vetëm 16.2 %  mendonin se asnjë institucion nuk është i pavarur.

Gjithashtu, të dhënat e anketës tregojnë se 58.2% e të anketuarëve mendojnë se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa që të marrin ndëshkimin e duhur nga strukturat përkatëse ligjore. Perceptimi i qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, në veçanti gjyqësorit dhe prokuorisë mbetet negativ, sidomos në aspektin e luftës kundër korrupsionit.

Sa i përket mitmarrjes, të dhënat tregojnë se 43.4% e qytetarëve të anketuar mendojnë që punonjësit e institucioneve të sundimit të ligjit drejtëpërdrejtë kërkojnë ose pranojnë mito. Nga ta, 77.9% e tyre perceptojnë se gjykatat janë institucioni më i prekur nga mitmarrja, pasuar nga prokuroria me 69.4%, policia me 52.2% dhe EULEX-i me 31.3%.

Në vazhdim, vetëm 4.7% dhe 3.6% e qytetarëve e perceptojnë prokurorinë dhe gjykatat, përkatësisht, si institucione kompetente që e luftojnë korrupsionin në Kosovë. Nga ta, 48.6 % e qytetarëve se policia është institucioni më efektiv në luftimin e korrupsionit, mediat dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, përkatësisht 19.1% dhe 14.4%. Kurse sa i perket raportimit të korrupsionit, 75.7% shprehen se janë të gatshëm të raportojnë dhe Institucioni ku do te raportonin eshte Policia 85.6%

Në vazhdim, panelistët theksuan se mungesa e stafit, numri i vogël i prokurorëve dhe gjyqtarëve në raport me lëndët e pranuara si dhe të trasheguara kanë ndikuar në vonesën e përmbylljes së lëndëve përkatëse. Gjithashtu, transparenca dhe llogaridhënia mbeten të metat kryesore të funksionimit të institucioneve të sundimit të ligjit, u tha ndër të tjera në këtë tryezë.

Në këtë tryezë ishin prezent përfaqësues nga të gjitha institucionet e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat rajonale të Kosovës, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img