18,05,2024

Pak fjalë për veprimtarin Shukri Imerin

Must Read

Të flasësh për kontributet e bashkatdhetarëve tanë të diasporës shqiptare, ato janë të shumta dhe datojnë që nga vitet 80-ta e deri në përfundimin e luftërave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare në trojet tona etnike.

Mergata shqiptare dha kontribut të madh në shërbim të atdheut tonë. Ishin vite të sakrificës, ishin vite të rënda por edhe ishin dhe mbeten vite të krenarisë individuale dhe kolektive për gjithë mergatën tonë. Mërgata shqiptare është organizuar në mënyra të ndryshme, shpeshherë e vet-organizuar, në shumë grupime si: levizje, shoqata, klube dhe forma tjera të cilat kanë dhënë shumë për atdheun. Qoftë të mira materiale por edhe angazhime fizike qe nga organizimi i demonstratave dhe pjesemarrja masovike në to.

Ndër këta atdhetarë të shumtë ishte edhe Shukri Imeri, i lindur në Shupkovc të Mitrovicës. Djali i Ilmi Imerit, nje kolos i çështjes kombëtare në anën e Shalës së Bajgorës dhe me gjerë. Shukri Imeri u largua nga vendlindja ne vitin 1979 dhe emigroi në Gjermani, por gjithmonë ishte me mendje dhe vepra në vendlindjen e tij. Në vitin 1981 Shukri Imeri ishte pjesmarrës i të gjitha demonstratave që u organizuan në atë kohë në Mitrovicë, Vushtrri e më gjerë. Ishte afër se bashku me kusherinjtë e tij kur u plagos Fatmir Sylejmani në demonstratën në Mitrovicë.

Për aktivitetin e tij në atë kohë flasin me respekt shumë të madh shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe shumë pjesemarrës të atyre demonstratave. Pas kësaje veprimtarie Shukri Imeri kthehet në Gjermani dhe vendoset në qytetin e Lörach-ut, në vitin 1983, ku vazhdoi me veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare. Shukriu, ishte gjithmonë veprimtarë besnik dhe mikpritës i shumë veprimtarëve që punuan në ilgalitetin e asaj kohe deri në vitet e 90-ta. Në Lörach, shtepia e Shukri Imerit ishte e hapur për çdo delegacion nga vendi ynë Kosova. Në vitin 1993 ishte në takim në Bruksel, pjesë e delegacionit me Edita Tahirin e pjesë e delegacionit ishte edhe mikja e madhe e shqipetarëve Leni Fischer.

Shukri Imeri shquhet në të gjithë Republiken e BË dhe më gjerë për ofrimin e shumë mjeteve financiare për ndihma humanitare, dhe shume çështje të tjera të organizuar ne atë kohe nga Institucionet e Kosovës.

Shukri Imeri sot është njëri ndër nismetarët e themelimit të Lobit Euroatlantik Shqiptar në Lörach të gjermanisë, ku jep kontribut të jashtzakonshëm për bashkimin e mërgates shqiptare.

Shukri Imeri, është shembull për të gjitha gjeneratat e mërgimtarëve shqiptare se si duhet të kontribuohet për atdheun dhe në çfarë mënyre duhet me e dashtë kombin dhe vendlindjen./Shkruan: Sami Fejza

shukri imeri1

shukri imeri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img