28,04,2024

PAI dyshon në manipulim të qytetarëve nga PDAK , ankohet në PZAP

Must Read

Ferizaj.21.10.2017. PAI pëmes një komunikate ka ngritur shqetësimin se një ditë para zgjedhjeve subjekti politik PDAK po manipulon me qytetarët dhe po bllokon ata që të shprehin vullnetin e lirë të tyre në zgjedhje.
Në komunikatë lëshuar nga kryesia e PAI-së thuhet se kreu i PDAK-së ka mbledhur dokumentat e identifikimit të qytetarëve në fshatin Dubravë dhe atyre u është thënë se duhet të presin deri sa të vin ti marrin me makina dhe ti dërgojnë në qendrat e votimit.
“Kjo vepër i pa mundëson qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë në zgjedhje ,subjekti PAI këtë e vlerëson presion ndaj votuesit dhe ne kemi paraqitur rastin edhe në polici dhe jemi ankuar në PZAP” thuhet në komunikatën lëshuar nga PAI.
Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vazhdim

PDAK në Ferizaj, Deputeti/Kryetari i saj Danush Ademi , grumbullon leternjoftimat e votusêve një dite para zgjedhjeve.

Sot me datën 21.10.2017 në një video e cila u siguruar nga një qytetar , Ragip Hasani njē moshuar rrethë 80 vjeqarë nga Dubrava e Ferizajt deklaron, se bashkëshortja e Deputetit/Kryetarit PDAK-së Danush Ademit, të moshurit Ragip Hasanit u ka marrë dokumentin përsonal, Letërnjoftimin, me arsyje që do të dërgohet nesra për votuar, dhe deri sa njerzit e PDAK të shkoj shpi të Ragip Hasanit të marrin për të votuar, kjo vepër është shkelje e ligjit vepër penale dhe kodit të mirësjelljës të zgjedhjeve. Kjo vepër i pa mundëson qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë në zgjedhje ,subjekti PAI këtë e vlerëson presion ndaj votuesit dhe ne kemi paraqitur rastin edhe në polici dhe jemi ankuar në PZAP.
Ne mendojmë që organet e drejtësis duhet të merren me rastin dhe vlerësohet sipas ligjeve në fuqi.
Ne dyshojm që ka raste të tilla ende nga PDAK por fati është që një rast e kemi argumentuar dhe e kemi denoncu.
Kërkojm nga qytetarët të shprehin vullnetin e tyre lir dhe të mos jenë preh e manipoluesëve të zgjedhjeve.

Me respekt : PAI Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img