03,05,2024

PAI dhe PLE shpalosin programin qeverisës për zgjedhjet lokale

Must Read

Ferizaj.15.10.2017. Sot, është mbajtur fushata e radhës e PAI-së  dhe PLE-së në teatrin “Adriana Abdullahu”.
Të pranishëm në këtë fushat ishin deputetet parlamentit të Kosovës,Hetem Arifi dhe Veton Berisha.Të pranishëm përveç tyre ishin zëvendës ministrat dhe këshilltarët politik nga Qeveria e Kosovës.
“Në këtë fushatë elektorale u dëshmua edhe njëherë vullneti i popullit Ashkanli -Egjiptian ne Ferizaj,ku pjesëmarrja e elektoratit dëshmoi fitoren e PAI-së Ferizaj” ka thënë Qazim Rrahmani, kandidat për kryetar të Ferizajt nga radhët e PAI-së.
Në fjalimet e mbajtura gjatë kësaj fushate u bë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet e 22 tetorit 2017.
Ndër tëe tjera liderët politik të këtij subjekti deklaruan se PAI dhe PLE ka programin më të mirë qeverisës për Ferizajn,ka kandidatët me të përgatitur dhe më të shkolluar.
“PAI synon dhe do të dal fituese në këto zgjedhje me dy asamblist në qytetin e Ferizajt” tha Rrahmani.
Qazim Rahmani kandidat për kryetar komune njëherit bartës i listës deklaroi se “Fitorja e PAI-së në Ferizaj e përmirëson jetën e qytetareve ton, shëndetësia, zhvillimin ekonomik, punësimi, arsimimi,këto janë prioritetet kryesore që programi jonë afron përmirësimin e kushteve te jetës”

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img