07,01,2026

Padi kundër Trump, “shkeli Kushtetutën me bizneset”

Must Read

Padia e paraqitur në Gjykatën Federale të Manhatanit nga grupet qytetarët për Përgjegjshmëri dhe Etika në Uashington, nënvizon klauzolën e kushtetutës që ndalon pagesa të tilla dhe i kërkon Trump-it të ndalë pranimin e tyre.

Vetë Trump tha të hënën se padia ishte totalisht e pavlerë. Morgan Lewis & Bockius, një kompani ligjore që përfaqëson presidentin në çështje të etikës, nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesave për koment. Padia gjithsesi është pjesë e një vale kundërshtish të pritshme nga grupet liberale kundër Trump-it.

Më herët këtë muaj, ai ka deklaruar se do të ruajë pronësinë mbi perandorinë e tij globale të biznesit, por ia dorëzoi kontrollin dy djemve të tij të mëdhenj, përgjatë presidencës.

Këshilltarët e tij thanë se fitimet që gjenerojnë qeveritë e huaja në hotelet e Trump-it do t’i dhurohen Thesarit amerikan. Padia aludon se pagesat e qeverive të huaja për qira në kullën Trump në Nju Jork, qëndrimin në hotelet e Trump-it dhe të drejtat për të ritransmetuar emisionet e tij televizive, janë të paligjshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaku i vërshimeve, shtyhet procesi mësimor për 12 janar për të gjitha shkollat

Fillimi i procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë është shtyrë deri më 12 janar në të gjitha komunat e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img