26,04,2024

Pacquiao e mbyll karrierën me fitore (Foto)

Must Read

pacquiao

Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka fituar kundër Timoti Bradlei me vendim unanim të gjyqtarëve, ndërsa ka konfirmuar më pas se ky është meçi i tij i fundit.

Tre gjyqtarët e takimit i dhanë fitoren filipinasit me rezultat 116-110 në meçin e mbrëmshëm të zhvilluar në Las Vegas, raporton BBC.

“I kam premtuar familjes time se do të pensionohem pas këtij takimi”, ka thënë Pacquiao.

Filipinasi 37 vjeçar, e rrëzoi dy herë Bradlein, në rundin e shtatë dhe të nëntë. Të rikujtojmë se Pacquiao gjatë karrierës së tij 21 vjeçare, kampion bote është shpallur në tetë kategori të ndryshme.

Ai karrierën e mbyll me 58 fitore dhe 6 humbje. /Gazeta Blic/

247200

pac1

ppac2

pac3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img