18,09,2025

Pacolli takoi Labin

Must Read

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka pritur në shtëpinë e tij këngëtarin e njohur Labinot Tahirin-Labin. Pacolli në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se me Tahirin janë pajtuar për shumë gjëra. “Mbrëmë kisha nderin dhe kënaqësinë e madhe të pres në shtëpinë time këngëtarin dhe humanistin e njohur Labinot Tahiri. Në jetën time gjithmonë me kanë pëlqyer njerëzit e sinqertë, humanë dhe me ide të ndryshme. Me Labin mbrëmë u pajtuam me shumë gjëra. Ai brengoset shumë për qytetarët e Kosovës. Unë e di që me vullnet dhe punë të madhe, Kosova do të jetë një ditë ajo që ne të gjithë duam të shohim. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Pacolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img