29,04,2024

Pacolli: Kosova ka Qeveri dhe opozitë të mbrapshtë

Must Read
Behgjet Pacolli

“Bashkëpunimi me subjektet parlamentare aktuale dhe me PDK’në është vije e kuqe e cila nuk tejkalohet”, ka thënë Pacolli për “Epoka e re”.

Ai ka shtuar se lajmet e tilla kanë qëllim dëmtimin e imazhit të AKR’së.

Pacolli ka theksuar se Kosova ka një qeverisje dhe opozitë të mbrapshtë pasi, sipas tij, as ky koalicion qeverisës dhe as kjo opozitë që nga fillimi i mandatit nuk janë marrë me asnjë çështje ekonomike.

Kreu i AKR’së ka thënë se izolimi i vendit e ka humbur shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë dhe për këtë, ai ka bërë fajtorë pozitën dhe opozitën.

“Në këtë periudhë rikonsolidimin e AKR’së unë e kam parë si mundësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Pacolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img