05,05,2024

OVL në Ferizaj e shqetësuar me vonesën e pensioneve

Must Read

Më shumë se 33 mijë veteranë të luftës së UÇK-së nuk i kanë marrë pensionet e muajit gusht, ngase nuk është bërë rishikimi i buxhetit, pasi ende nuk janë krijuara institucionet e dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfaqësuesi i veteranëve luftës në komunën e Ferizajt, Rafiz Sejdiu, tha se ankesat e veteranëve për këtë çështje janë shumë të mëdha.

“Po presim që kjo të bëhet në 10 ditëshin tjetër të këtij muaji, sa më është referuar mua, pasi që edhe unë kam presion nga veteranët të cilët vijnë çdo ditë dhe interesohen për këtë, pasi kategoria e veteranëve është në një gjendje jo të mirë materiale dhe interesimet e tyre janë jashtëzakonisht të mëdha”,tha Rafiz Sejdiu.

Ndërsa, sa i përket letrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për rishikim të listave të veteranëve, përfaqësuesi i organizatës së veteranëve të luftës në Ferizaj, tha se në këtë zonë ka më pak falsifikime, por shtoi se do të punojnë për pastrimin e tyre.

“Ne nuk kemi marrë letër të posaçme si organizatë e veteranëve, por ne e kemi analizuar letrën që ka ardhur nga kryetari i Kuvendit dhe nga Agim Çeku, natyrisht që ne e mbështesim këtë, pasi që realisht këto lista janë të fryra në një zonë më shumë, në një zonë më pak, por çdo vend ka këso raste, Zona Operative jona e Nerodimës ka më pak raste në krahasim me zonat e tjera, por nuk do të thotë se edhe këtu nuk ka, por është mirë të denoncohen në prokurori, jo vetëm veteranët por edhe qytetarët të cilët kanë fakte që ndonjë veteran që është në listë të veteranëve ka qenë me ta qoftë në Stankovec apo dikund tjetër”,tha Sejdiu.

Sejdiu tha se mosmarrja e pensioneve nga veteranët do t’u shkaktoj shumë telashe atyre, e sidomos kur jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, por shpreson që kjo nuk do të zgjatet më shumë se 10 ditë, pasi që shumica e veteranëve, sipas tij, varen nga ky pension, transmeton Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img