Ferizaj, 26.05.2016– Organizata INPO si qendër rajonale për Platformën Civikos ka organizuar për herë të dytë takimin me organizatat joqeveritare të komunës së Ferizajt dhe komunave rajonale.
Gjatë tryezës u diskutua se sa janë të përfshira OJQ-të në politikat lokale, sa i përcjellin proceset të cilat janë të hapura për publikun, sa janë aktive në interes të qytetarëve dhe çfarë kapacitete të brendshme kanë ato, kontributin që mund të japin në nivel qendror si dhe ndihmën që mund të ofrojnë në hartimin dhe implementimin e politikave nacionale. Gjithashtu, në këtë takim u ofruan shumë rekomandime nga organizatat të cilat ishin prezente dhe që mund të jenë të dobishme për një bashkëpunim më korrekt të shoqërisë civile me qeverisjen lokale dhe atë qendrore si dhe organizatave ndërmjet vet.
Ndër përfundimet kryesore të këtij takimi ishin sfidat me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë mungesën e financimit, mospërfillja e rekomandimeve dhe qëndrimeve nga ana e institucioneve, mostransparenca e ndarjes së fondeve për OJQ-të si dhe vazhdon të jetë shqetësuese fakti që ende ekzistojnë organizata fantome kështu duke e rrezikuar rolin e OJQ-ve në shoqëri.
Ndërsa, rekomandimet e kësaj tryeze ishin:
-Rritjen e mbështetjes financiare për organizatat dhe organizimi i fushatave për ngritje të fondeve të OJQ-ve,
– Krijimin e një Platforme të organizatave në nivel komuna të cilat do të rrisnin pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e akteve dhe politikave komunale,
-Të bëjnë presion dhe vetë Organizatat tek Ministria përgjegjëse që të identifikojë numrin e organizatave dhe veprimtarinë që ato ushtrojnë.
– Të vendosen kritere më të larta sa i përket thirrjeve për fonde nga institucionet lokale .
-Të rritet bashkëpunimi i OJQ-ve në nivel lokal si dhe të bëhet shkëmbimi i stafit ndërmjet tyre.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin organizatata jo-qeveritare nga Komuna e Ferizajt, Shtimes si dhe përfaqësues të komunës së Ferizajt.